Subscribe

Ura e Zogut në Milot, monument kulture, dhe pse një ndër veprat më të bukura dhe më të rralla të kohës së mbretërisë, rrezikon shembjen.

 

Prurjet e mëdha të lumit Mat dhe Fan kanë dëmtuar të gjithë strukturën e Urës.

 

Krahas këmbëve të objektit, dëmtime kanë pësuar edhe një pjesët e harqeve. Degradimi i urës së Zogut ka ardhur pasi ministria e Kulturës ndonëse e njeh problemin prej vitesh nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për riparimin e objektit.

 

Ndërkohë reshjet intensive të shiut rikthyen përmbytjet dhe në zonat fushore të Lezhës.

 

Hapja e portave të HEC-eve në Ulëz dhe Shkopet po rrezikon dëmtimin e argjinaturës mbrojtëse në zonën e Talës. U shkatërruan gjithashtu të mbjellat ndërsa uji mori para dhe shumë bagëti.

 

Këto janë momentet kur dy banorë futen me varkë në ujë dhe tentojnë të shpëtojnë një kalë.

 

Ata akuzojnë autoritetet se i hapën portat e hidrocentraleve pa njoftim pasi niveli i ujit u rrit shumë shpejt.

 

1-Mos me njoftu drejtoria e Ulzës. Kjo është pabesi e madhe. Me mbyt njerëzimin e tokat. Absolutisht nuk ka njoftim fare.

 

2- Rritja e nivelit të lumit është shumë e madhe. Po rrezikon argjinatura. Njoftime s’ka pas. E kanë hapur qysh mbrëmë. Toka buqësore të gjitha. Të mbjella me grurë

 

Përmbytje pati dhe në Shkodër ku problem mbetet zona e Obotit, pasi në oborret e disa banesave ka prani të madhe të ujit. Ndërkohë në Krujë nën ujë janë rreth 200 hektarë tokë bujqësore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *