Subscribe

Ura e re Babrroit do të jetë e hapur për automjetet në muajin qershor, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin mes Kamzës dhe Tiranës, Babrrusë e Paskuqanit.

Kryetari i Bashkisë, Veliaj, ndërsa inspektoi punimet bëri të ditur se në njërën anë të lumit do të jetë Unaza e Madhe, ndërsa në anën tjetër do të krijohet një park linear.

“Pjesa më e madhe e njerëzve të punës jashtë Tirane vijnë nga Kamza, Paskuqani dhe Babrroi. Janë njerëz që punojnë çdo ditë me ndershmëri, kryesisht në sektorë shërbimesh, në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës. Sot kemi reflektuar dhe kjo urë do të bashkojë Tiranën dhe Kamzën në një lidhje e cila më shumë se sa lidhje infrastrukture, është një lidhje ekonomike”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj kërkoi bashkëpunim nga banorët për prishjet e ndërtimeve pa leje.

“Sot Tirana ka shkuar mbi 1 milionë banorë, Kamza ka kaluar 250 mijë banorë, kështu që gjysma e Shqipërisë nuk mund të pengohet nga 2-3 njerëz që ia panë hajrin një ndërtimi të paligjshëm, por në këtë fazë do duhet t’ia shohin hajrin zhvillimit të të gjithë Tiranës dhe të Kamzës simotër”, tha kryebashkiaku.

Veliaj nënvizoi se në çdo rast ndërtimet pa leje do të trajtohen sipas rregullave të shpronësimit dhe të rindërtimit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *