E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“Ura do të hapet’, Kurti: Vendimi nuk është kundër partnerëve ndërkombëtarë

Në nisje të mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është kundër askujt, e aq më pak, partnerëve të Kosovës.

“Qeveria dhe unë besojmë se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë dhe shtetin, qytetarët dhe komunitetet. Do të vazhdojmë diskutimet dhe koordinimin me partnerët tanë. Hapja e urës s’është kundër askujt, aq më pak partnerëve tanë. Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura”, tha Kurti.

Rihapja e urës e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe, është kundërshtuar nga faktori ndërkombëtar  dhe nga serbët lokalë.

Madje Bashkimi Europian ka paralajmëruar  shtimin e masave  ndëshkuese  për Prishtinën  nëse vepron në mënyrë të njëanshme. Por pavaresisht kësaj autoritetet në Kosovë publikuan të martën rezultatet paraprake për qendrueshmërinë e kësaj ure, ku theksohet  se është funksionale për kalimin e makinave. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë