Ky është Adrian Pepkolaj 24-vjeçari, që mbeti i vrarë pasditen e të enjtes në një lokal në fshatin Breg-Lumë, Tropojë.
I riu nga fshati Raje humbi jetën në spital pasi 40-vjeçari Saimir Sadiku e goditi me thikë pas një debati të çastit.
Lexo edhe :
Related Posts
Fillimisht midis tyre ka patur një konflikt me tone të larta, më pas debati ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta dhe thikës.
Dyshohet se 40-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka goditur me thikë viktimën dhe vëllain e tij Valentin Pepkolaj, 32 vjeç si dhe mikun e tyre Shkëlzen Kukaj, 45 vjeç.
Pas ngjarjes autori është arratisur, ndaj policia ka ngritur disa postblloqe në zonë me qëllim kapjen sa më parë të tij.
Ndërkohë, pesë të përfshirët e tjerë në ngjarje u arrestuan për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Për sa i përket dy të plagosurve, vëllai i viktimës dhe 45-vjeçari tjeter, vijojnë të jenë në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
/vizionplus.tv








