Pedagogët e studentët e Universitetit Bujqësor kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste ndaj prishjes së fidanishtes dhe ndërtimit të shkollës së re në Kodër-Kamëz.

 

Vendimi për bojkotin e mësimit u morr nga Asambleja e Pedagogëve, të cilët e kanë kundërshtuar me forcë vendimin e Bashkisë së Tiranës.

 

Bashkia e ka cilësuar fidanishte si pronë jo të universitetit ndërsa ka shprehur bindjen për ndërtimin e shkollës.

 

Nga ana tjetër, stafi akademik I UBT e ka kundërshtuar këtë vendim pasi sipas tyre ka mjaftë hapësirë ku mund të ndërtohet shkolla e re dhe nuk është e novojshme që të prishet fidanishtja.

 

Vetë rektori I UBT, Bahri Musabelliu u shpreh para pak ditësh se ai nuk ka qenë I informuar mbi projektin e Bashkisë dhe se nuk ka pasur asnjë dijeni për këtë vendim.

 

Edhe PD e ka kundërshtuar këtë project, ku sipas kreut demokrat, pas projketit të shkollës fshihet ndërtimi I një pallati 10-katësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *