Subscribe

Te enjten e 20 tetorit ne shkollat e larta nis viti i ri akademik. Por kjo date nuk do te pengoje procesin e regjistrimeve per studentet e vitit te pare. Lëvizjet e vijes se kuqe dhe pranimet ne universitete do te vijojnë deri ne 27 tetor. Ndryshe nga c’pritej, pas raunde regjistrimesh dhe dy lëvizje te vijes se kuqe shkollat e larta nuk kane plotësuar kuotat e përcaktuara. Rreth 4 mije vende te lira raportohen nga shkollat e larta publike, ndërsa ne ato private kuotat e paplotësuara janë me te larta sipas Ministrisë se Arsimit, ndonëse nuk jep nje shifër te përafërt. Si rralle here edhe ne Universitetin e Mjekësisë ne Tirane kane mbetur 340 vende bosh. Rektori Arben Gjata tregon per Vizion Plus se pse degët me te kërkuara ende nuk jane plotësuar nga kandidatet. Rektori Gjata sqaron se lëvizja e listës do te vijoje deri ne datën 27 tetor. Ky proces sipas tij nuk do te cenoje cilësinë, pasi edhe gjate shtesave ne kete fakultet do te hyjnë kandidate qe plotësojnë kriteret e vendosura nga universiteti. Megjithatë, rektori i Mjekësisë mbetet mbështetës i konkurseve per pranimin ne shkollat e larta. Kuota te lira raportohen edhe Fakulteti i Drejtësisë dhe Ekonomisë. Rreth 600 vende bosh ka deklaruar dekani Dhori Kule ne degët e ekonomikut. Nuk përjashtohet mundesia qe nje pjese e kandidateve per shkak te frikës i jane drejtuar qe ne raundin e dyte universiteteve private. Megjithatë, kjo do te mësohet ne përfundim te gjithë procesit te regjistrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *