Subscribe

Skema e pranimeve ne universitete do te korrigjohet ne mes te procesit. Burime te sigurta nga Ministria e Arsimit bëjnë te ditur per Vizion Plus se ndryshimet do te ndodhin ne raundin e dyte. Piket e maturanteve qe aplikojnë ne kete faze do te përllogariten me nje formule te re. Nuk do te kete me penalitete me zero pike per lendet me zgjedhje. Fakultetet do t’i konvertojnë me lende te ngjashme qe maturanti ka zhvilluar ne shkolle te mesme dhe me pas do ti vlerësoje me pike, sipas profilit te çdo universiteti. Këto modifikime i kane propozuar me herët deputete te Lëvizjes Socialiste per Integrim. Ndërsa ne emisionin 7 pa 5 ne Vizion Plus deputetja Kejdi Mehmetaj deklaroi disa nga ndryshimet e pritshme ne sistemin e pranimeve ne universitete. Te njëjtat burime nga Ministria e Arsimit bëjnë te ditur se ndryshimet do te zyrtarizohen se shpejti. Ndërsa te dhënat dhe piket e maturanteve te përllogaritura me kriteret e reja do te publikohen online. Pas nxjerrjes se fituesve te raundit te dyte, procesi vijon si me pare. Vazhdojnë regjistrimet ne universitete dhe nëse ka vende te paplotësuara s’postohet lista deri ne plotësimin e kuotave te lira. Ndërkohe shkollat e larta janë ne ditën e trete te regjistrimeve per fazën e pare. Rektori i universitetit te Tiranës thotë se numri i regjistrimeve është shume i ulet dhe se ne kete raund ishte i pritshëm ky nivel. Nga 5300 kuota, ne Universitetin e Tiranës jane regjistruar vetëm 290 kandidate. Drejtësia mban numrin me te larte te te regjistruarve, ndërsa deri ditën e mërkure dega e biologjisë, bioteknologjise dhe sociologjisë nuk kishte asnjë student te ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *