E martë, 10 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Universitetet në pritje të fituesve

Pas tre ditësh kandidatet per student do te mesojne degët ku janë shpallur fitues. Ne 28 gusht shkollat e larta publikojnë listën e te rinjve fitues, sipas kuotave per çdo dege dhe vijën e kuqe. Universiteti i Mjekësisë nje nga me te kërkuarit është ne fazën e përpunimit te te dhënave, sipas kritereve te përcaktuara nga çdo fakultet i tij. Zv/rektorja Anyla Bulo tregon për Vizion Plus se mëngjesin e se martës publikohet lista e 1040 kandidateve  fituesve.

 

Edhe per këtë vit, Fakulteti i Mjekësisë ka vendosur mesataren 8.5 si kriter pranimi. Ndonëse nje vit me pare  fituesi i fundit ishte me mesataren 9.6

 

Reklamë

Edhe universitete e tjera po përpunojnë te dhenat per nxjerrjen e kandidateve fitues, ndërsa disa fakultete i kane shpallur me herët. Ndërkohe sipas udhëzimit te Ministrisë se Arsimit me afishimin e listave, ne 30 gusht  nis regjistrimi i fituesve. Ky proces do te vijoje deri ne 12 shtator me disa nenfaza dhe lëvizje te vijes se kuqe. Ndërsa ne 15 shtator behet aplikimi per raundin e dyte te pranimeve dhe zgjat pese dite.

 

Më shumë video

Reklamë