Maturantet kane edhe pak dite per te vendosur per studimet e larta dhe degët qe do te zgjedhin ne universitete.

 

Ne 20 korrik nis aplikimi i formularit A2, ku te rinjtë shënojnë nga 1 deri  10 preferencat per shkolle te larte ne institucionet publike dhe private. Kushti per te hyre ne universitet është mesatarja mbi 6.

 

Por kjo nuk mjafton nëse synohen degët e kërkuara si mjekësia, inxhinieritë apo drejtësia.

 

Nota mesatare per te aplikuar per këto dege duhet mbi  8.5. Rektori i universitetit te mjekësisë Arben Gjata sqaron se krahas mesatares se shkollës se mesme, notes se provimeve te maturës, nje peshe te konsiderueshme zene rezultatet e tre lendeve kimi, biologji dhe fizike.

 

Kete vit Universiteti i Mjekësisë do te pranoje 300 studente te rinj, ndërsa tarifa e shkollimit nuk rritet.

 

Per here te pare universitete publike mes tyre mjekësia dhe ekonomiku do te aplikojnë edhe kuota transferimi per te tërhequr studentet e mire qe nje vit me pare u larguan ne institucionet private.

 

Ndërkohe rreth datës 29 gusht pritet te dalin listat e kandidateve fitues ne universitete. Ne ndryshim nga vjet, fituesit kane te drejte te çregjistrohen nga nje dege fituese per te synuar nje me te mire. Me korrigjimet e bera ne skemën e pranimeve dhe reduktimin e raundeve te lëvizjes se listës, synohet qe ky proces te mbyllet para fillimit te vitit te ri akademik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *