Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzoi qeverinë se po tregohet e papërgjegjshme me vendimin për universitetet që të bëjnë mësim online.

 

Sipas saj, njoftimi vetëm tri ditë para të nisë mësimi i fut studentët dhe familjet shqiptare në kaos. Kjo pasi ata i kanë marrë shtëpitë me qira apo i kanë prenotuar konviktet, ku do të jetojnë.

 

“Dështim i menaxhimit të situatës së hapjes së universitete. Kosto e madhe për familjet dhe asnjë ndihmë nga shteti. Njoftimi 3 ditë përpara i mos hapjes së universiteteve tregon edhe njëherë kaosin dhe mungesën e përgjegjësisë së kësaj qeverie. Studentët kanë marr shtëpi me qera për të jetuar në Tiranë ose kanë paguar tarifat e konvikteve për të jetuar në Tiranë. Ndërkohë që edhe vitin e shkuar akademik paguan konviktet dhe nuk i shfrytëzuan dot dhe paratë e tyre nuk u kthyen nga shteti. Si gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie çdo kosto e vendimarrjeve të qeverisë ju bie qytetarëve, në këtë rast prindërve të studentëve që me sakrifica kanë harxhuar shuma të mëdha parash për të studiuar fëmijët në auditore dhe që nuk dihet a do ju shërbejnë më”, tha Ina Zhupa në “Facebook”.

 

Ajo shtoi se mësimi online i vë familjet shqiptar përballë kostove të shtuara sepse duhet të paguajnë për internet e për kompjuter.

 

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për universitetet që të mos hapen. Ajo tha se mësimi duhet zhvilluar online për të paktën një muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *