Subscribe

Në përfundim të raundit të dytë të regjistrimeve, 19 400 maturantë kanë zgjedhur degën e tyre të studimit në një nga universitetet e vendit. E thënë ndryshe, 91% e tyre do të nisin vitin e ri akademik 2022-2023. Sa i takon degëve më të preferuara, Mjekësia dhe Inxhinieria qëndrojnë në krye të listës, të pasuara nga Ekonomiku dhe Juridiku.

 

 

ARJAN XHELAJ

DREJTOR I RASH

Në raundin e dytë janë regjistruar rreth 4000 maturantë nga 6000 që aplikuan, që do të thotë se 2000 maturantë që nuk u regjistruan kanë mundësi të riaplikojnë për raundin e tretë plus këtyre do ti shtohen 1300 maturantë nga vitet e kaluara që kanë aplikuar me formularin A1Z. Degët e mjekësisë, mjekësi e përgjithshme, stomatologji, infermieri dhe inxhinieritë patën një ecuri shumë të mirë, veçanërisht tekonologjia e informacionit, por dhe degë që lidhen me ndërtimin.

 

 

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar shton se interesi për mësuesinë dhe degët prioritare vazhdon që të jetë stabël.

 

 

ARJAN XHELAJ

DREJTOR I RASH

Ka një ecuri që deri diku vjen duke u ulur në degët e shkencave ekzakte apo degë bujqësore. Kërkesa është stabël në mësuesi, duke pasur parasysh se ata që përzgjedhin kryesisht ikin në mësuesi, megjithë iniciativën që u mor për ta ulur mesataren pë rata që nuk dalin mësues.

 

 

Raundi i fundit i aplikimeve për fakultet do të zgjasë nga 19 deri më 21 tetor.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *