Subscribe

Te enjten e 20 korrikut nis aplikimi i maturanteve për ne universitete. Sipas kalendarit te hartuar nga Ministria, kandidatet e Tiranës fillojnë te paret dhe kane tre dite kohe per te përcaktuar preferencat per studimet e larta. Procesi i aplikimit zgjat deri ne 29 korrik. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare te provimeve u bën apel kandidateve qe para përcaktimit te degëve te bëjnë mire llogarite.

 

Nje muaj pas aplikimit, shpallen fituesit dhe ne 29 gusht nis regjistrimi ne universitete. Ketë vit do te ketë dy raunde regjistrimesh me disa nen faza te lëvizjes se vijës se kuqe. Kandidatet fitues kane 48 ore kohe per t’u regjistruar. Ndërsa nese synojnë nje dege me te mire,  duhet te presin raundin e dyte, kur aplikohet serish me formular madje duke shënuar dege te ndryshme nga  aplikimi i pare.

 

Drejtues ne Ministrinë e Arsimit sqarojnë se kete vit procesi i pranimeve është përmirësuar. Skema e re  synon te mos krijoje tension tek te rinjtë, pranimet kryhen me shpejt dhe çdo lëvizje e listës do te pasqyrohet ne kohe reale ne sistem.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *