Unioni i Këshillave Studentorë ka bërë me dije se sot është zhvilluar një takim me organizata rinore dhe përfaqësues të tjerë të universiteteve.

 

Në përfundim të takimit janë listuar edhe kërkesat  për  Ministrinë së Arsimit.

 

Ndër të tjera Unioni i Këshillave Studentorë, tregon se mbështet protestën e pedagogëve.

 

Ja kërkesat për Ministrinë e Arsimit:

 

-Rritjen e përqindjes së dedikuar për arsimin në buxhetin e shtetit në normën 4%

-Ulje e tarifës së studimit për të gjitha nivelet e studimit duke indeksuar tarifat në nivelin dyfish të normës aktuale të inflacionit

 

– Mbështetje për kostot e akomodimit dhe artikujt shkencorë, libra shkollorë duke bërë funksionale uljet prej minimalisht 20% nëpërmjet kartës së studentit si dhe ofrimin e shërbimit dhe aksesit në Bibliotekës Online.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *