Unioni çon në Kushtetuese kodin e procedurës penale

Unioni i prokuroreve kërkon ne Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e rreth 20 neneve te Kodit te Procedurës Penale, ndryshimet e te cilit hynë ne fuqi ne dt. 01 Gusht 2017.
Ne padinë e depozituar ne gjykate theksohet se nenet e kontestuara shkelin rende kushtetutën. Sipas Unionit me ndryshimet e reja të kodit, SPAKU është i pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm. Ankimuesit pretendojnë se ketu ka shkelje, pasi nuk mund te kete institucion tjetër qe bene hetimet dhe se strukturat e reja kufizojnë punën e prokurorisë.
Sipas Kushtetutës dispozita e prokurorisë paraqitet si një dispozitë e qartë dhe ezauruese, dhe si e tillë, duhet interpretuar në mënyrë strikte e të zbatohet drejtpërdrejtë pasi në të nuk është parashikuar mundësia e kufizimit të funksioneve të prokurorisë me anë të ligjeve, qoftë edhe Kodit të Procedurës Penale.
Nga ana tjetër unioni pretendon se ngritja e SPAK cenon rende edhe ndarjen e pushteteve.
Në përputhje me detyrat që u ka ngarkuar Kushtetuta, secili prej institucioneve është i pajisur me pushtet të mjaftueshëm, gjë që i jep mundësinë të marrë vendime në mënyrë të lirë e të pavarur. Asnjë organ apo institucion tjetër, në përbërje ose jo të një prej tri pushteteve, nuk mund të ndërhyjë në trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve, që sipas rastit, do të përbënin objektin qendror të veprimtarisë së organeve apo institucioneve të tjera kushtetuese.
Nuk dihet se kur do ta marre ne shqyrtim padinë e unionit te prokuroreve Gjykata Kushtetuese. Ndërkohe ankimimet per tre ligje te tjera te reformës ne drejtësi jane ne proces shqyrtimi. Trupa e gjyqtarëve ka kërkuar qe te shpallen te pavlefshme nenet qe lidhen me kontrollin e pastërtisë se figurës se tyre dhe lidhjet e dyshuara me krimin.




