E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

UNESCO: Keqardhje për ikjen e SHBA

Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës lajmëruan tërheqjen nga Organizmi Kulturor i Kombeve të Bashkuara, drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova, ka shprehur keqardhje për vendimin amerikan.

 

 “Na vjen keq për këtë lëvizje. Amerika ka rëndësi për UNESCO dhe UNESCO është e rëndësishme për Amerikën. Nëse i kthehemi historisë do të shohim se ajo është një prej themeluesve të organizatës. E gjithë ideja e ndërtimit të paqes përmes arsimimit, shkencës, kulturës e komunikimit është në thelb, një ide amerikane.”

 

Reklamë

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit deklaroi një ditë më parë tërheqjen nga organizata e njohur, me pretendimin se organizata kishte qëndrime antiizraelite.

 

Edhe kryeministri Izraelit Netanyahu ka udhëzuar ministrinë e jashtme që të përgatisë tërheqjen e vendit te tij nga UNESCO paralelisht me SHBA-të, duke e konsideruar vendimin si të guximshëm dhe etik.

 

Tërheqja e SHBA pritet t’i kushtojë rëndë organizatës së themeluar në vitin 1946, pasi Shtetet e Bashkuara japin një të pestën e buxhetit te UNESCO-s.

 

Largimi i Amerikës bëhet efektiv në fund të dhjetorit të vitit 2018, por deri atëherë, ajo do të mbetet anëtare me të drejta të plota

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë