E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

UNESCO e Greqia kundër Erdogan: “Të mos ndryshojë statusi i muzeut të Shën Sofisë”

Greqia ka reaguar ndaj deklaratave të Recep Tayyip Erdogan për kthimin e muzeut të Shën Sofisë në Stamboll në xhami. Ministri i jashtëm grek, Jorgos Katrugalos është shprehur se deklarata e presidentit turk për kthimin, është një lëndim jo vetëm ndaj të krishterëve por edhe ndaj gjithë komunitetit ndërkombëtar.

 

Jorgos Katrugalos: Çdo vendim për ndryshimin e statusit të muzeut të Shën Sofias është një lëndim ndaj ndjenjave të të krishterëve, por edhe gjithë komunitetit ndërkombëtar si dhe ligjeve ndërkombëtare. Shpresojmë që presidenti turk do ta përmirësojë deklaratën e tij në të ardhmen.

 

Reklamë

Ndërkohë sipas medias ruse Sputnik e cila komunikoi me UNESCO, organizata nuk lejon ndryshimin e statusit te Shën Sofise.

 

Të gjitha vendimet në lidhje me zbatimin e ruajtjes së trashëgimisë botërore merren nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore. Kur një shtet anëtar vendos të ndryshojë emrin e një monumenti, si ai i Shën Sofisë në Stamboll, ai duhet të paraqesë këto ndryshime për miratim në Komisionin e UNESCO-s.

 

Kisha e Shën Sofisë shërbeu si xhami nga viti 1453 deri në 1931 e më pas u kthye ne muze.

 

 

Më shumë video

Reklamë