Subscribe

A ka jetë pas vdekjes? Kjo ishte tema e emisionit “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus këtë të premte.

Një një lidhje me “SKYPE” mjeku neurokirurg, Kita Sallabanda, ka treguar eksperiencat e tij me pacientë të cilët kanë kaluar në gjendje koma.

Ai tregoi se një nga pacientët i ka thënë se gjatë kohës që ka qenë në koma ka zhvilluar bisedë me Zotin.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Pse themi ndërron jetë?

Kita Sallabanda: Unë mendoj që termi ndërron jetë nuk përdoret shumë në fushën e mjekësisë. Ne përdorim terminologji tjetër që lidhet me vdekjen e trurit. Duhet të themi që ai që vdes i fundit është truri. Mund të pushojë zemra, qarkullimi i gjakut dhe duhet të kalojë deri në 30 minuta vjen vdekja e trurit. Ne termin ndërron jetë nga ana mjekësore nuk e përdorim. E çuditshme është një gjë që ky interval midis ndalimit të zemrës dhe vdekjes së trurit është gati gjysëm ore. Tek pacientët që kemi patur atake kardiake ne kemi një limit gjysëm ore, pasi ne kemi mundësitë të riaktivizojmë gjithë elementët e tjerë. Ne e konsiderojmë vdekje kur kemi humbje të aktivitetit të trurit. Truri nuk ndalon zi zemra, truri ëhstë kur humbet aktivitetitn elektrik. Është interesante te të sëmurët që kemi në koma, të cilët janë një pjesë në koka të thellë, ne mund të bëjmë një arsyetim se çfaër ndodh me atë të sëmurë. Kjo është pikë interesante e diskutimit shkencor. Platoni është i pari që ka folur për jetën e dytë, që ka thënë që trupi mund t vdesë, shpirti jo.

Brikena Prifti: Është ky momenti kur njerëzit tregojnë verimet e tyre, drita e bardhë, fushat e me lule?

Kita Sallabanda: Po është e vërtetë. Unë kam patur mundësi të flas, është interesante me ata që kanë qenë në koma. Këta të sëmurë kanë disa faze të komës, e cila është shumë e thellë dhe ata nuk mbajnë mend gjë, pastaj kur fillon një farë zgjimi shohina to që ju thatë. Kam patur një të sëmurë që më tha kur kam qenë në koma kam folur me Zotin. Duhet të bëjmë një diferencë mes atyre që kanë qenë në koma, dhe ata që nuk e kanë patur trurin aktiv, për këtë të dytën nuk kam raste. Kam patur vetëm të sëmurë me koma të thellë. Që ka nga Platoni dhe feja flasin për një botë tjetër. Unë si mjek që jam marrë me komën nuk kam asnjë dokument shkencor që mund të vërtetoj. Me  futjen e IA mund të shohim se çfarë ndodh me ata të sëmurë që kanë një vdekje celebrale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *