E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Unë hoqa apendesitin, në 14 maj të largojmë “zorrën qorre””/ Rama akuza Berishës dhe Metës: Janë turpi i botës

Kryeministri Edi Rama është ndalur paraditen e kësaj të diele në Elbasan, nga ku ka prezantuar kandidatin e PS, Gledian Llatjën.

 

Reklamë

Rama bëri thirrje që më 14 maj të votojnë socialistët dhe jo ‘zorrën qorre’, referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha. Rama tha se ai është një turp botëror, i shpallur non grata.

 

Reklamë

Pre e akuzave të Ramës ishte edhe kreu i PL Ilir Meta, për të cilin tha se demokratët duhet të ndihen të ofenduar.

 

“Unë siç e dini tani e hoqa appendisitin, zorrë qorre u quaka, nuk e dija që u quaka zorrë qorre, tani duhet të heqim së bashku zorrën qorre të Shqipërisë më 14 maj. Zorra qorre e Shqipërisë, nuk është se na ndalon dot të shkojmë para, por na pengon të shkojmë shumë më shpejt përpara, ashtu sikurse më e rëndësishmja është se na turpëron të gjithëve, ndërkombëtarisht, botërisht. Siç duhet të ndihet i turpëruar çdo demokrat që i është ofruar një zorrë qorre, ose më saktë një nga kokat e zorrës qorre, xhikja”, tha Rama.

Më shumë video

Reklamë