Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nga Real Story është shprehur se kryeministri i vendit Edi Rama në këtë situatë duhet të mblidhte qeverinë dhe të sillte në Kuvend amendimin e ligjit për buxhetin e shtetit.

 

Sipas saj kjo është sjellja më e mirë për një situatë të tillë, ku opozita do të ishte e gatshme të shkonte ne Kuvend.

 

“Në qoftë se Edi Rama do të sjellë në parlament amendimin e ligjit për buxhetin dhe ato tetë kërkesa që kërkojnë studentët, në Parlament do shkojmë ti votojmë. Më ngrenë nga varri Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj që të shkoj për ta votuar.”

 

Ndër të tjera Kryemadhi nga Real story ka folur për vettingun në politikë, ku sipas saj një gjë e tillë nuk është arsye por është kauzë.  Kryetarja e LSI-së deklaroi se e djeg mandatin e saj prej deputeteje dhe bashkë me të djeg edhe Edi Ramën.

 

“Mandatet? Po pse problemi i mandateve të deputetëve është? Po sa deputetë ka pasur Shqipëria, mos u shqetësoni, se nuk është problemi tek mandatet. Çështja e Vettingut në politikë nuk është arsye, është kauzë. Dhe ne vërtetë duhet ta bëjmë Vettingun në politikë, që të jemi të sinqertë.Mandatin do ta djeg kur të dua unë. Por kur ta djeg unë mandatin, do ta djeg edhe Edi Ramën bashkë me mandatin tim. Unë akoma nuk e kam vendosur se çfarë do bëj.”

 

Zjedhjet vendore janë një çështje tjetër që Kryemadhi ka diskutuar në Real Story, këtë të hënë.

 

“Jemi duke u përgatitur për zgjedhjet vendore. Duam që kandidati i Tiranës të jetë shpresë-ngjalles. Çdo kandidat i Edi Ramës dhe i Rilindjes do të ketë votën kundër te Monika Kryemadhit. Erion Veliaj? Nje mandat i dyte do ta rezikonte Edi Ramen ne krye te Partise Socialiste. Veliaj duhet te distancohet nga aferat korruptive per ndertimin e Unazes se Re. Cdo negociate qe do te bejme me PD per zgjedhjet do ta bejme permes deputeteve te LSI qe njohin zonen dhe qytetaret e saj.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *