E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Unë dhe Partia Demokratike morëm fund”, Rama ironizon Bashën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video-montazh në “Instagram”, ku shfaqet kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një deklaratë për mediat nga selia blu.

Në videon e montuar, Basha shprehet: “Unë dhe Partia Demokratike kemi marrë fund”.

Edhe gjatë kësaj kohe, nuk kanë munguar ironitë e kryeministrit ndaj liderit demokrat. Pak ditë më parë, ai tha se Basha vijon akoma “avazin e vjetër” dhe se në vend që të ndihmojë për kapërcimin e situatës së vështirë nga COVID-19, ëndërron organizimin e protestave të mëdha që do të mbahen nesër.

Ndërkohë, lideri demokrat publikoi pak më parë edhe një plan me 5 pika, për të cilat thotë se do të shërbejnë për të dalë nga emergjenca.

https://www.instagram.com/p/B_KxWM9pkb-/

Vazhdo të lexosh

Reklamë