Subscribe

Unaza në Elbasan pjesë e aksit nacional Elbasan- Librazhd vijon çdo ditë të marrë  jetë njerëzish. I fundit ishte aksidenti i së hënës që lam pas ku një i ri 20 -vjecar i identifikuar si Fiori Sula u godit për vdekje teksa po kalonte rrugën nga një mjet tip “benz” ndërsa drejtuesi nga Fieri  u largua pa i dhenë ndihmën e parë.

 

 

Rreth një javë nga ngjarja e rëndë miq, të afërm dhe banor të lagjes “Emin Matraxhiu” janë ngritur sot në protestë. Dalja e këmbësorëve e cila lidh lagjen e ‘Krastës’ me pjesën tjetër të qytetit në mes të rrugës nacionale është kthyer në një burim aksidentesh të rrezikshme. Për banorët zgjidhja është emergjente. Me pankarta në duar ata  kërkojnë ndërtimin e mbikalimeve, pasi jeta e tyre është e rrezikuar cdo ditë.

 

 

Rreth një vit më parë një vajzë humbi jetën në këtë vend dhe shkak ishte sërish kjo dalje e parregullt. Për shkak të rrezikshmërisë dalja për mjetet u bllokua, por kjo nuk pengoi këmbësorët.

 

 

Edhe pse u vendosën vijat e bardha të këmbësoreve përsëri kjo dalje e parregullt mbetet e rrezikshme sidomos gjatë natës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *