Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u është përgjigjur kritikeve duke thëne se ndërtimi i Unazës së Vogël ishte zgjidhja e duhur, për ta kthyer sheshin “Skënderbej” në pedonale. Gjatë fjalës së tij, në dëgjesën e organizuar për planin vendor të Tiranës Veliaj foli edhe trafikun e rënduar në kryeqytet.
“Bëhet fjalë për të vendosur një bllok dhe për të siguruar që një hapësirë publike t’i kthehet Tiranës. Kemi bërë disa eksperimente që në fakt kanë funksionuar perfekt. Tragjedia nuk ndodhi, njerëzit shkuan në destinacion”– deklaroi Veliaj.
Ndër të tjera kryebashkiaku theksoi se Bashkia e Tiranës është e angazhuar veçanërisht për çështjen e gjelbërimit.
“Lejet e ndërtimit kanë zënë një pjesë të vogël të planit tonë, pasi do t’i lihet vend urbanizimit. Nuk zhbëjmë dot atë që është bërë deri tani, por do të rijetëzojmë zonat që sot vuajnë gabimet. Synimi i planit për Tiranën është të çojmë shërbimin aty ku duhet”.
Një nga projektet e afërta të bashkisë se kryeqytetit është edhe hapja për publikun e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *