Subscribe

Sfida e Unazës se Vogël te kryeqyteti është pikërisht kjo, zhvendosja e këtij nënstacioni, i cili ne çdo rast, do te duhet te qëndrojë ne qendër te Tiranës. Kompania e energjisë OSHEE, thotë se koha me e mire për ta bere kete transferim është shtator-tetori, periudhe kur edhe konsumi i energjisë është i ulet. Por ne fakt problemi nuk qëndron me shume tek kufizimi i energjisë qe do te shkaktoje lëvizja e tij, se sa tek vendi qe as bashkia dhe as OSHEE, nuk po e gjejnë për ta zhvendosur. OSHEE sqaron se po bashkëpunon me bashkinë, per te gjetur nje vend te përshtatshëm, por bashkia nga ana e saj, nuk po gjejnë ende nje konsensus me banore te zonës, per nje zhvendosje te përkohshme te tij. Sipas te dhënave, duhet minimalisht 2 vite kohe, qe te ndërtohet vendi per te zhvendosur kete nënstacion, i cili ne përfundim te tij, do te jete pas Muzeut Kombëtar. Deri ne ndërtimin e tij, bashkia duhet me patjetër te gjeje nje hapësire, per te bere te mundur lëvizjen, pasi ky fakt ka bere te pazbatueshme projektin e Unazës se Vogël te kryeqytetit. 90 % te punime per këtë Unaze kane përfunduar, ndaj kjo zhvendosje mbetet puna e fundit per t’u realizuar. Sipas te dhënave te autoriteteve vendore, gjate muajit shtator, pritet te nise puna per sheshin “Skënderbej”, ndaj mbyllja e Unazës se Vogël, përben nje çështje emergjente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *