E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Unaza e Tiranës, ARRSH njofton qytetarët: Si do të devijohet trafiku nesër

Duke filluar nga nesër, qarkullimi i mjeteve në Unazën e Madhe në pjesën lindor do të ndryshojë.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të punimeve që do të bëhen, është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh.

 

Reklamë

“Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

 

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut.”

 

Ndërkohë, janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.

 

https://www.facebook.com/arrsh.gov.al/posts/1424940167900588

Vazhdo të lexosh

Reklamë