Subscribe

Vitin e ardhshëm, qeveria premton te përfundojë unazën e qytetit te Pogradecit, deri ne lidhjen e saj me aksin nacional ne Qafe Plloçe. Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet e këtij aksi me gjatësi 8 km qe kap vlerën e 9 milionë dollarëve. Kjo rruge do te ndikoje ne lehtësimin e trafikut veçanërisht gjate sezonit te pushimeve, duke krijuar lehtësi per te gjithë ata qe vizitojnë Pogradecin, Korçën, Dardhën e Voskopojën.

 

“Siç e thoni dhe ju vetë, ka 30 vjet që është copë-copë dhe faktikisht ju këtu sikur jeni 100 vjet larg Pogradecit, kështu që është e rëndësishme që kjo filloi. Për ne ka qënë prioritet që në fillim. Problemi është që gjërat duan pak kohë . Tani ka filluar. Për 18 muaj do të mbarojë  do të jetë me të gjitha standardet.”

 

Ndërsa ne Korçe, kryeministri inspektoi punimet për Parkun Olimpik, një investim prej 9 miliardë lekë.

 

“Nuk është vetëm pjesa që ka të bëjë me qytetin dhe me fëmijët dhe me sportistët e qytetit, as pjesa që ka të bëjë me sportistët që mund të vijnë të grumbullohen, të ekipeve kombëtare dhe skuadrave të tjera të Shqipërisë ose të vendeve përreth Greqi, Maqedoni. Kjo për turizmin është fantastike, sepse i jep minimalisht një ditë më shumë familjeve që kanë fëmijë, që ta kalojnë në Korçë një vizitë afatshkurtër dhe për ata që vijnë për më shumë se një fundjavë, është një arsye që të thonë, fëmijët kemi ku i çojmë, se është një vend fantastik i vërtetë.”

 

Projekti i Parkut Olimpik parashikon tetë fusha sportive, futbolli, basketbolli, volejbolli, pista e vrapimit duke e shndërruar atë ne nje prej komplekseve më të mëdha sportive në vend. Ne qytetin e Korçës brenda vitit do te ndërtohet edhe një qendër polifunksionale, ku do të vendoset godina e re e bashkisë, Teatri, Galeria e Arteve dhe Biblioteka.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *