E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Unaza e Kobe Bryant shitet në ankand për shifrën marramendëse

Legjenda e basketbollit Kobe Bryant ndërroi jetë në një aksident tragjik së bashku me vajzën e tij dhe 6 persona të tjerë. Ngjarja ndodhi më 26 janar të këtij viti. Një lajm i trishtë jo vetëm për familjen dhe fansat e tij, por për të gjithë botën.

Siç ndodh me të gjitha personazhet që ndahen nga jeta, sendet që ata lënë pas fillojnë të vlerësohen më shumë nëpër ankande të ndryshëm në mbarë botën. Kështu ka ndodhur me unazën e tij të famshme prej ari dhe diamantesh.

Kjo unazë, e cila përmban rreth 40 gur të vegjël diamantesh është shitur në ankand për 206.000 dollarë. Ankandi i cili u organizua nga “Goldin Auctions” të dielën, në fillim filloi me shifrën prej 15.000 dollarësh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë