Shtatori është koha kur mijëra të rinj regjistrohen në degën e përzgjedhur për studimet e larta, që është dhe baza për të ardhmen e tyre.
Regjistrimet janë ende të hapura, por ekspertët e fushës i bëjnë thirrje të rinjve që të regjistrohen aty ku ata mendojnë se është më e mira për ta.
“Thirrja e parë është që të regjistrohen. Studimet e larta janë më të domosdoshme se kurrë për formimin e gjithsecilit, pa sistemin bachelor apo master karriera është e paplotë, e mangët. Ndaj thirrja është regjistrohuni. Pastaj, mënyra se si e bëjnë zgjedhjen është e drejtë e tyre. “Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë” ka një ofertë cilësore dhe të studiuar me tendencat e tregut të punës”, shprehet Adrian Civici, rektor i UMSH-së.
“Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë”, me një përvojë 17-vjeçare ofron katër fakultete për të rinjtë që kanë interes.
“Nga përvoja 17-vjeçare ne bëjmë analiza për tregun e punës, për zhvillimet që ka mosha 18-vjeçare me sfidat dhe realitetin në tregun e punës. Bazuar në këtë, kemi ofruar dhe programet përkatëse, që janë katër fakultete, ai i “Ekonomisë dhe Financës”, “Shkencat informatike”, “Shkencat humane” dhe fakulteti më i ri është ai i “Shkencave mjekësore”, që është në vitin e tretë të tij. Brenda kësaj oferte në tre ciklet ka dhe drejtime më të specializuara”, sqaroi Civici gjatë një interviste në Vizion Plus.
Fakulteti i shkencave të mjekësisë është edhe një degët që ka një interes të shtuar. Kjo për shkak edhe të faktit të emigrimit të lartë të mjekëve dhe infermierëve në vitet e fundit.
“Të rinjtë janë bërë më selektiv, më të ndërgjegjshëm dhe përgjegjshëm për zgjedhjen e universitetit. Po ta shohësh në vazhdimësi, në 10 vitet e fundit edhe kërkesat e studentëve janë riorientuar nga sinjalet e tregut të punës në realitetin shqiptar dhe atë ballkanik e europian. Jemi vend i hapur dhe kur ti vendos për të bërë disa studime shikon për një treg më të gjerë. Ka një riorientim të kërkesës. Dega më e preferuar është “Shkenca informatike”, është profesioni i kohës dhe më i paguar, të hap shumë dyer në realitetin ndërkombëtar. Edhe shkencat mjekësore po shfaqin një interes të shtuar për shkak edhe të realiteti shqiptar”, tha rektori.
Vitet e fundit ka një rritje të numrit të studentëve që ndjekin studimet në universitet private. Të dhënat flasin se numri i të rinjve në 10 vitet e fundit është rritur me 11 mijë, por emigracioni i lartë i viteve të fundit evidenton se rreth 5.000-6.000 të rinj largohen çdo vit jashtë vendit për studime.

/vizionplus.tv




