Subscribe

Liqeni i Ulzës i cili është një ndër burimet e vetme të prodhimit natyral të peshkut në rrethin e Matit, për pak kohë mund të mos jetë më i tillë. Organizata e Menaxhimit të Peshkut, i është drejtuar pushtetit vendor me një shkresë që t’i kërkojë kompanisë koncesionare te hidrocentralit te Ulzës, që të ruajë kuotat maksimale për këtë muaj, në mënyrë që të krijohet mundësia e shtimit natyral të peshkut në liqen. Kreu i Njësisë Administrative Ulze, Artan Miza, tha se situata është alarmante. I kontaktuar nga Vizion Plus, drejtori i HEC-eve të privatizuara nga KURUM, Nexhat Maliqi, tha se shumë shpejt do të ketë përgjigje për këtë shqetësim, por pa sqaruar nëse do të pranohen apo jo kërkesat e shoqatës dhe të drejtuesve vendore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *