Subscribe

Qyteza e Ulzës është kthyer në një destinacion turistik jo vetëm për vendasit, por edhe të huajt. Një grup të rinjsh ka ardhur nga Italia. Maria Antonietta Manna, nje arbëreshe qe flet shqipen me vështirësi, nuk e ka harruar Shqipërinë. Pas shëtitjeve në qytezë, të rinjtë shijuan edhe bukuritë e natyrës përreth nëpërmjet xhiros ne liqen me varkë. Për Marian është hera e parë që e viziton Ulzën, por ka mbetur e mrekulluar dhe shprehet se çdo gjë i ngjason me provincën ku ajo jeton në Itali.

 

Turistet e huaj shprehen se do te kthehen serish per ta vizituar Ulzen.

 

Një tjetër mysafire është edhe Anila. Ajo merret me punime artistike. Thotë se kjo vizitë nuk i ka shërbyer vetëm për të njohur zonën, por edhe për të promovuar produktet e saj.

 

Ulza ofron edhe gatimet tradicionale të zonës, si dhe akomodime në bujtinë. Rikonstruksioni që po i bëhet rrugës pritet t’i shtojë akoma edhe më shumë vizitorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *