Ultrasit e Partizanit e Tiranës përplasen në Elbasan, dhunohet lokali i gjyqtarit

Derbi Partizani-Tirana i fituar nga të kuqtë, u shoqërua me akte dhune nga të dy kampet e tifozerisë.
Edhe pse takimi u luajt në stadiumin Elbasan Arena dhe pa praninë e tifozëve, incidentet dhe tensionet nuk munguan. Gjithçka filloi në një nga lokalet e qytetit ku ultarist e dy skuadrave kishin zgjedhur të shikonin ndeshjen.
Si pasojë e përplasjeve të dhunshme, tre persona mbetën të lënduar ndërsa u sulmuan edhe dy lokale. Pronari i njërit prej tyre tregoi të gjithë dinamikën e ngjarjes.
PRONARI I LOKALIT
“Ishin 7 çuna, tifozë të vegjël, po shihnin sportin dhe nuk bënë asgjë. 50-70 veta, trimat e Partizanit. Nuk e kuptoj, jemi shqiptarë nuk jemi as serbë. Unë vetë jam arbitër i futbolli, asistent i Federatës Shqiptare të Futbollit. Po shihnim sportin dhe vijnë këta gangsterët, çfarë tu thuash? Shikoje”
Pas kësaj, tifozët janë përplasur para sheshit të stadiumit duke shkaktuar trazira, ndërsa tentuan të digjnin dhe një makinë. Turma u shpërnda vetëm pas ndërhyrjes së policisë. Pas incidenteve uniformat blu arrestuan 2 persona dhe proceduan penalisht 14 të tjerë.
efekt
Derbi i kryeqytetit u vendos me një gol të Partizanit nga sulmuesi i kthyer Erald Cinari .




