Ultrasit e Interit: Icardi të largohet, nuk përfaqëson klubin

Vetëm pak orë qetësi dhe paqe përpara se të rikthehej furtuna. Kjo është situata tek Inter që duket se do t’i vuajë jo pak problemet e sjelljes së Icardit.
Fillimisht ishte deklarata pajtuese e Spalletit kundrejt argjentinasit që dukej sikur vendoste qetësine përfundimtareve, por në fakt reagimi i tifozeve ka trazuar ujërat.
Ultrasit zikaltër nëpërmjet një komunikate zyrtare pas një mbledhje të zhvilluar mes të gjitha grupimeve i kanë kërkuar drejtuesve të ekipit që ta largojnë Mauro Icardin.
Ata shprehen se Icardi nuk përfaqëson Interin dhe nuk është i denjë për të mbajtur veshur këtë fanelle aq më teper që të mbajë shiritin e kapitenit.
Tifozët ultras sqaruan se argjentinasi ka treguar se nuk di ta mbajë skuadrën të bashkuar dhe meriton të mos jetë pjesë e klubit edhe nëse për këtë gjë duhet të sakrifikohen objektivat sezonale.
Sipas tyre më mirë një zgjidhje që mund të kushtojë tani, sesa skena të tilla të përseriten cdo sezon. Nuk dihet tani pozicioni që do të mbajë klubi dhe presidenca e Sunning në lidhje me këtë qëndrim të forte të “Curva Nord” tifozët më të rëndësishëm të skuadrës.




