E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ultimatum policive private për kanabisin

Policia e Tiranës kërkoi nga te gjitha shoqëritë e ruajtjes fizike qe te nënshkruajnë nje dokument në të cilën të gjithë efektivët private te deklarojnë se nuk përfshihen në kultivimin apo dhe përkrahjen e trafikut të kanabisit. Për zv/drejtorin e policisë së Tiranës Skënder Hita edhe shoqëritë e ruajtjes fizike kanë detyrime në planin kombëtar të kanabisit.

 

Kreu i rendit Altin Qato tha se puna e efektivëve privatë është e deleguar nga  policia e shtetit ndaj dhe mjaft e domosdoshme në parandalimin e kultivimit te bimëve narkotike.

 

Pak dite me pare, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi qe e gjithë trupa policore te firmose një deklaratë mbi përgjegjësinë personale e familjare për moslejimin dhe denoncimin e kultivimit në zonat që mbulojnë.

Më shumë video

Reklamë