Subscribe

Ka kaluar më shumë se një vit nga nisma e qeverisë për të legalizuar edhe ato pallate që janë pa hipotekë.

 

Por duket se ky proces nuk ka ecur me ritme të kënaqshme. Ndërtuesit që kanë kryer shkeljet nuk kanë shfaqur interes për të vijuar me procedurat për legalizim  ndaj dhe kreu i Aluiznit Artan Lame, gjatë një komunikimi me mediat u detyrua t’i paralajmërojë për herë të fundit.

 

“Ju bëj thirrje për herë të fundit ndërtuesve,  subjekteve apo personave që kanë dertuar pallate dhe më pas i kanë braktisur që kanë ende një jave kohë për t’iu përgjigjur thirrjes tonë tashmë mbi një vjeçare për tu impenjuar në procesin e legalizimeve. Javës tjetër do të publikojmë masën ekstreme që do të ndërmarrim në favor të qytetarëve.”–tha Lame.

 

Sipas parashikimeve mendohet se janë 1320 pallate në të gjithë vendin që janë pa hipotekë, ndërsa janë me mijëra familje që kanë mbetur peng i shkeljeve që kanë kryer ndërtuesit.

 

Ndërkohë Lame tha se një ditë më parë qeveria i hapi dritën jeshile edhe 2000 mijë familjeve që presin të legalizojnë banesën.

 

“Në mbledhjen e djeshme të qeverisë të mbajtur në Gjirokastër u miratuan 4 vendime qeverie që evadojnë pjesën më të madhe të stokut të mbetur. Bëhet fjalë për kalimin e pronësisë për 361.000 metra katror me mbi 2000 familje të shpërndara në të gjithë qarqet nga Shkodra deri në Sarandë.”

 

Një vit më parë qeveria bllokoi vendimet për kalimin në pronësi të qytetarëve të parcelave ndërtimore, me qëllim për të shmangur veprimtarinë rutinë të administratës në vite zgjedhore. Ndaj vendimet e një ditë më parë paralajmërojnë një zhbllokim të situatës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *