Teksa këtë të hënë u shënuan 13 vjet nga tragjedia e Gërdecit, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se vendi nuk mund të gjejë qetësi pa drejtësinë për këtë ngjarje dhe 21 Janarin.

 

I ftuar në “Quo Vadis”, deputeti i PS deklaroi se mazhoranca ka ofruar të gjithë mbështetjen e saj për organet e reja të drejtësisë që të kryejnë punën e tyre ashtu siç pritet.

 

“Ne si mazhorancë i kemi mbaruar detyrat tona në raport me drejtësinë që presin shqiptarët. SPAK është në punë e sipër, BKH është në ngritje e sipër dhe ne si mazhorancë kemi dhënë të gjithë suportin tonë. Me të drejtë ju thoni deri kur, rezultatet. Meqenëse sot është përvjetori i tragjedisë së Gërdecit, edhe Gërdeci, edhe 21 Janari presin drejtësi. Pa patur drejtësi për këto ngjarje, shoqëria shqiptare nuk do të gjejë qetësi.”  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *