Gjatë emisionit Real Story në Vizion Plus Ulsi Manja dhe Luan Rama debatuan në lidhje me informacionet që ka kryeministri për audio përgjimin ndaj vëllait të ministrit Xhafaj.

 

Kreu i komisionit të ligjeve tha se Kryeministri informohet nga agjencitë e informimit për atë që ndodh në vend dhe se ai ka të gjithë të drejtën të marrë vesh nëse materiali është autentik apo jo.

 

Nga ana tjetër Luan Rama pasi këmbënguli mbi dyshimet se nga e mori Edi Rama audio përgjimin, shkoi më tej teksa deklaroi: “Nëse është e vërtetë që segmente të PD janë të implikuara në 613 kg kokainë te Maminasit, unë që nesër tërhiqem nga kauza e Partisë Demokratike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *