E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ulsi Manja: Duam 88 mandate, ka garë të fortë brenda PS

Partia Socialiste kërkon të marrë 88 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Një objektiv të tillë e tregoi kandidati për deputet i PS në Qarkun e Tiranës, Ulsi Manja, në një intervistë për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”.

 

Reklamë

Ai zbuloi se garë e fortë bëhet edhe brenda Partisë Socialiste.

 

“Sot jemi 40 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe unë mendoj që çështja e listës së PS është e tejkaluar. E gjithë skuadra e PS është në fushatë, çdo ditë, çdo orë me qytetarët. Në hartimin e listës, PS ka një strategji të sajën elektorale, për të maksimalizuar objektvin, minimumi 78 mandate, objektivi maksimal është 88. Më 25 prill do të ketë një garë politike me kundërshtarët tanë politikë, por edhe një garë të brendshme në partinë tonë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë