Ulqini: Opozita të heqë dorë nga dhuna, mazhoranca e hapur për dialog
Mazhoranca përveç djegies së mandateve, do të përballet edhe me një seri protestash që do të nisin që këtë të enjte para parlamentit.
Opozita synon të shtojë presionin ndaj qeverisë me synim rrëzimin e saj, por socialistët nga ana e tyre janë të vendosur të mos bëjnë asnjë hap pas.
Për të folur më shumë rreth kësaj situate në të cilën ndodhet vendi në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qene deputeti i PS-së Musa Ulqini.
Në fjalën e tij deputeti socialist është shprehur se opozita duhet të qëndrojë larg dhunës dhe se mazhoranca është e hapur për dialog.
Kuvendi procedoi sot me shpejtesi me doreheqjet e opozites duke shpallur vakancen e duke i hapur rrugen KQZ për 57 mandate. Perse nje nxitim i tille nga mazhoranca?
Kjo tregon se kjo mazhorancë ka gjitha gadishmërinë dhe seriozitetin për të qenë korrekt me ligjin, ne jemi të detyruar që të zbatojmë atë që thotë kushtetuta, rregullorja e kuvendit dhe kodi elektoral, është një procedurë normale dhe ne do ti bëjmë të gjitha këto hapa e rëndësishme është që të theksoj se të gjithë kanë thënë se ky është një hap i paprecedentë që nuk ka ndodh asnjëherë dhe të gjithë ndërkombëtarët, SHBA, BE, Gjermani, OSBE, Itali, Britani, Franca në deklaratat e tyre kanë një gjë të përbashkët thonë sstop gjuhës së dhunës, stop dhunës, stop bojkotit shprehen kundër djegies së mandateve shprehen se Parlamenti është institucioni ku përfaqësuesit e popullit duhet të ushtrojnë detyrën e tyre dhe se ky proces pengon gjithë zhvillimet që ka zhvilluar Shqipëria dhe vë në pikpyetje integrimin evropian. Unë dua që të ndalem në një çështje përse të gjithë ndërkombëtarët e vënë theksin në një çështje, pse ato thonë që ato duhet të jenë në parlament dhe çafrë sipas kushtetutës rregullores çfarë i ofron ky parlament sot opozitës dhe si ka mundësi që një opozitë që ka hapësira të jashtëzakonshme mbrenda dhe jashtë vendit kjo opozitë i mohon dhe del nga institucioni duke vënë në pikpyetje sistemin. Dua të theksoj se ne kemi një kryetar kuvendi por opozita ka zv.kryetarin ne kemi një byro me 8 veta por opozita ka 3 nga ato ku merren të gjithë vendimet se si funksionon kuvendi. Ne kemi një konferencë të kryetarëve me 12 anëtarë por 6 i ka opozita ne kemi një sekretariat që merret me problemet teknike por nga pesë 2 i ka opozita.
Ne mbledhjen e grupit parlamentar të PS u ra dakort qe seanca e te enjtes te vijoje sipas parashikimeve. Përsa kohë mund të vazhdoni keshtu, ne mungese te opozites?
Parlamenti është legjitim dhe për sa kohë që ai ka shumicën e votave që janë të nevojshme për ushtrimin e detyrës së tij, në këtë parlament që kur ka filluar mandati opozita thuajse ka munguar, ose kanë ardhur për bojkot, ne kemi të gjithë të drejtën që na e jep mandati i qytetarëve për të bërë këtë punë. Ne do të vazhdojmë me miratimin e ligjeve dhe ato kryesore që ne do të miratojmë të enjten janë ato për mbylljen e reformës në drejtësi.
Çfarë pritet të ndodhe me reformat e medha, kam parasysh ketu reformen elektorale, disa ligje te reformes ne drejtesi por edhe ligje te tjera
Reformat e mëdha ne i kemi bërë, nëse do të flasim për reformën elektrorale është një çështje që ska të bëjë me ne ne e kemi bërë detyrën, në tetor të vitit 2017 ne kemi ngritur një komision të posaçëm, m përbërje pozitë dhe opozitë në mëyrë të barabartë dhe me bashkëdrejtim kemi listuar 6 problemet kryesore që burojnë nga tre raportet e fundit të OSBE-Odir dhe 2 kërkesa themelore një të mazhorancës që tu jepet e drejta e votës emigrantëve dhe një kërkesë e opozitës që ishte përfshirja e teknologjive të reja në numërimin e votave. Kemi bërë 6 tavolina me ekspertë ndërkombëtarë dhe kur gjithçka ishte gati për të marrë produktin, opozita u tërhoq. Përsëri mazhoranca bëri një gjë paraqiti një projekt ku kishte listuar të gjithë kërkesat e OSBE-Odir por që u refuzuan, tashmë është e drejta e opozitës që të refuzojë pjesmarrjen në institucione unë po them atë çfarë ka bërë mazhoranca. Opozita duke u larguar në kulmin e punës ku gjithçka kishte përfunduar dëshmon se sa serioze është ajo nuk do që të ketë reforma të medha në Shqipëri nuk do të ketë një ligj zgjedhor që janë rregullat e lojës që ne vitin 90’ ai ka mbetur i njëtjë, ka pasur një miratim vetëm nga një forcë politike në 96’, sepse rregullat e lojës miratohen me konsensus dhe ne këtë kemi bërë gjithmonë.ne jemi gati që të ulemi me opozitën ti japim asaj një letër të bardhë ku të rëndisë të gjithë propozimet e saj dhe me një kusht që ato të miratohen nga OSBE-Odir.
Kryeministri Rama ka deklaruar se megjithe aksionin radikal te opozites, ai eshte i hapur per dialog: ne cfare kushtesh mund te zhvilloheshej ky dialog?
Kjo është një pyetje që duhet tja bëni palës që në vend të dialogut ka bojkot, në vend të institucioneve ka një terminologji që nuk ka lidhje me demokracinë, me pluralizmin flet për dhunë madje kam dëgjuar nga mbështetës të zjarrtë të cilët thonë se Shqipëria nga djegia e 97’ u bë më e mirë pra le të vrasim edhe njere 3700 veta.
Ju thoni se në këto kushte nuk është terreni i përshtatshëm për dialog?
Kjo është një gjë e pabesueshme dhe këtë gjë e thonë në media analistë dhe përfaqësues të opozitës. Kam dëgjuar zotin Dashamir Shehi i cili theksonte sulmin frontal për ushtrine, për sulm ndaj të gjithë institucioneve, po bëhej gati për një luftë kur Shqipëria po hedh hapa të jashtëzakonshëm në hapat ndaj integrimit evropian dhe gjithë shqiptarët presin që në qershor të hapen negociatat.
Ju keni thuajse 3 dekada angazhim politik: si mund të zgjidhet sipas jush kjo krizë?
Kjo krizë zgjidhet duke i bërë thirrje lidershipi i opozitës dhe unë i drejtohem zotit Lulzim Basha, pasi ka edhe peshën kryesore të përgjegjësisë që të mos dëgjojë grupe të caktuara, individë të caktuar, qofshin analistë apo grupe interesi të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë lidhje me fatet dhe interesat e Shqipërisë madje dhe të opozitës të mos i dëgjojë këto, por të dëgjojë zërin e arsyes dhe të dëgjojë ndërkombëtarët që janë në një zë jo retorikës luftënxitëse jo protesta të dhunshme, jo diegie mandati, jo largim nga parlamenti por dialog, në institucione për të mirën e Shqipërisë dhe integrimin.




