E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rënie temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas – here do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurta shiu ku më të dukshme do të paraqiten në zonat Jugore dhe Juglindore.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe shira në te gjithë territorin e vendit, por intensiteti i tyre do të jetë në rënie.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore ku më e ndjeshme do të jetë në mesditë, minimalet do të ulën deri në 6°C, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 23°C

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Verilindor; duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë