Kryeministri Edi Rama ka dalë me tezën se kriza e çmimeve duhet ndarë edhe me bizneset që duhet të mbajnë një kosto dhe jo vetëm qytetarët që paguajnë çmime të shtrenjta.

 

Në takimet me sipërmarrësit ai ka vendosur të ulë marzhet e fitimeve të tyre, por kjo masë vlersohet si e dëmshme për tregun. Agon Duka tha në emsionin E-ZONE se bizneset e mëdha rrezikojnë qarkullimin në rast ngrirje të fitimeve.

 

“Fitimet e bizneseve variojnë nga 2 deri në 3%. Maksimumi mund të shkojë deri në 10% në varësi të tregut. Nëse qeveria më thotë do ta heq këtë 2-3% fitim si do të mbijetojë apo riciklohet ky biznes? Thonë se të mëdhenjtë kanë më shumë mundësi për të përballuar krizën. Unë ju them biznesi i madh është si një tren i madh, ka më shumë dhimbje koke, ka më shumë shpenzime, ka një fond pagash, që kur vjen fundi i muajit e zë koka deri në mbylljen e këtyre detyrimeve, ndaj kjo masë i bën dëm tregut”, u shpreh Duka në E-ZONE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *