Subscribe

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar në lidhje me vendimin e trupës së Gjykatës së Apelit për uljen e dënimit me 25 vjet ndaj Dritan Dajtit, i cili është i akuzuar për vrasjen e katër policëve.

 

Në një dalje për mediat, Gjonaj tha se vednimi i për pranimin e gjyqit të shkurutar nga ana e trupës së gjyqtarëve është një aferë e pastër korruptive pasi ajo është në kundërshtim të hapur me Kodin e Procedurës Penale.

 

Gjonaj thekosi se ministria do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjore ndaj trupës së gjyqtarëve që dha vendimin për Dritan Dajtin.

 

“Vendimi i trupës së gjyqtarëve për pranimin e gjyqit të shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vjet burg për një të pandehur i akuzuar për vrasjen e 4 policëve tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale. Prej 48 orësh kemi punuar intensivisht për të adresuar një skandal të tillë të papranueshëm, të përmasave të tilla të pa tolerueshme të gjyqtarëve që kanë dhënë vendimin në kundërshtim me ligjin për personin e akuzuar për vrasjen e 4 policëve. Duke ndarë revoltën legjitime të çdo qytetari përballë këtij lajmi të shëmtuar që vjen nga segmente, ku ende nuk ka arritur procesi i vettingut, duhet të theksoj se do të ndjekim të gjitha hapat me mjetet ligjore që jeta e 4 dëshmorëve të atdheut të peshohet në kandarin e korrupsionit në mungesë totale të profesionalizmit të disa gjyqtarëve që nuk meritojnë asgjë tjetër përveç se përbuzjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *