E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Ulja e çmimit të energjisë, “një paketë solidariteti energjetike”

Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj e konsideron uljen e tarifës së energjisë elektrike si një vendim politik. Ai e quan atë një paketë solidariteti energjetike.

“Unë mendoj se kompanitë energjetike nuk ishin dhe nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë financiare. E vërtetë që kompanitë dalin me fitim, humbjet teknike janë ulur, ndërsa arkëtimet  janë rritur. Por të gjitha kompanitë janë në borxhe të vjetra edhe të pashlyera me njëra-tjetrën. Ndaj për këtë arsye mendoj se më shumë se sa një vendim ekonomik është një vendim politik, që vjen  pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme”, tha Eduard Gjokutaj gjatë një interviste për emisionin“E-ZONE”.

Por, çfarë pritet të ndodhë në treg pas aplikimit të çmimi të ri, a do të kemi ankesa për keqfaturim?

“Çmimi i ri mund të nxisë korrupsionin. Për të shmangur pagesën e çmimit më të shtrenjtë, praktikat korruptive mes familjeve dhe lexuesve do të shtohen. Praktika të tilla mbeten të vështira për tu verifikuar  në terren”, sqaroi Gjokutaj./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë