Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka takuar banoret e Gjirokastrës per t’i njohur me vizionin e Partisë Demokratike per ekonominë. Gjate nje vizite ne nje rezervat te kultivimit te peshkut, Basha ka sqaruar biznesin se opozita është e vendosur per ulje taksash ne mënyre qe ti vije ne ndihme investitorëve.

Basha: Ne kemi një paketë të veçantë fiskale, 9 për qind Taksë e Sheshtë. Pra nga 15 do të paguash 9, ke 6 për qind ulje në tatim-fitim. 9 për qind kontributet shoqërore edhe për këta gjashtë të punësuar që ke, edhe për të vetëpunësuarit që ke këtu.

Basha ka kritikuar qeverinë se është orientuar tek shpenzimet e luksit e jo tek qytetaret, duke e ilustruar me shembullin e rrugës Kardhiq – Delvinë, projekt i nisur nga qeveria e djathte e qe nuk ka avancuar as edhe nje metër.

Basha: Por për këtë punë nuk ka lekë. Lekë ka jaguar, lekë ka për palma, lekë ka për 90 milionë dollarë për shpenzime për orendi e për zyra. Por lekë për të bërë investime në infrastrukturë që ndihmojnë ekonominë lokale, ndihmojnë turizmin, ndihmojnë transportin kombëtar, për këto nuk ka lekë. Rrugën Kardhiq-Delvinë e kemi në krye të listës së prioriteteve të zhvillimit të infrastrukturës dhe ne do të investojmë për përfundimin e kësaj rruge.

Ndërsa takimi me punëtoret e një fabrike i ka shërbyer kryetarit te PD Basha per te sqaruar se kur e djathta te vije ne pushtet paga minimale do te rritet.

Basha: I them të të ul taksën nga 15 në 9 përqind, të të heqë taksën e dividendit, të të ul kontributin e sigurimeve shoqërore në 9 dhe unë do të kërkoj pagën minimale 300 mijë lekë në muaj.

Gjate takimeve ne Gjirokastër, përveç rritjes se pagës minimale Basha ka premtuar edhe ulje te moshës se pensionit, si dhe ulje te çmimit te energjisë elektrike.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *