Subscribe

Ulëza vijon të jetë një nga destinacionet kryesore në rrethin e Matit, sa i përket turizmit ditor. Për shkak të bukurive natyrore, por edhe të distancës së shkurtër me kryeqytetin, kjo qytezë pret çdo ditë vizitorë.

Mir Demaliaj është me origjinë nga Tropoja, por punon në Angli. Ai ka ardhur në Ulëz me miqtë e tij, me të cilët jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Pamja e liqenit dhe e maleve, mikpritja si dhe ushqimi janë mbresëlënëse.

Ka nga ata që vijnë në Ulëz për herë të parë, por që pas kësaj vizite, thonë se do t’ua sugjerojnë edhe miqve të tyre ta vizitojnë këtë qytezë.

Por pandemia ka dhënë efektet e saj edhe në turizmin ditor. Lek Beqiri, menaxher në një nga restorantet e zonës, thotë se megjithëse fundjava sjell shumë vizitorë vendas, mungojnë të huajt, që vitin e kaluar ishin të shumtë.

Qyteza e Ulzës ndodhet rreth 70 kilometra nga Tirana dhe vetëm 13 kilometra nga Rruga e Kombit në Skuraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *