E diel, 8 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ulet tensioni SHBA-Turqi

SHBA-ja e Turqia njoftuan sot rikthimin e kufizuar të shërbimeve për dhënien e vizave, të cilat u ndërprenë prej më shumë se një muaji, pas arrestimit të një punonjësi të konsullatës në Stamboll. Lajmin e bëri të ditur Ambasada Amerikane në Ankara.

 

Pezullimi i shërbimeve të vizave përshkallëzoi tensionet mes dy aleatëve të NATO-s, që prej grushtit të shtetit të dështuar në Turqi korrikun e vitit 2016. Tensioni mes dy vendeve u ashpërsua pas akuzës për spiunazh, në fillim të tetorit ndaj një punonjësi turk të konsullatës amerikane në Stamboll.

Vazhdo të lexosh

Reklamë