Subscribe

Ulet numri i të infektuarve, por rritet numri i testimeve. Shifrat e dhëna këtë të enjte nga Instituti i Shëndetit Publik japin shpresë se kurba e infeksioneve po vjen në zbritje. Rovena Daja deklaroi se në 24 orë janë konfirmuar pozitivë vetëm nëntë persona të tjerë, nga 234 të testuar.

 

“Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste.”

 

Asnjë pacient tjetër nuk ka ndërruar jetë, duke e lënë numrin në 22. Ndërkohë, të shtruar në dy spitalet COVID janë 58 pacientë, nga të cilët katër janë në gjendje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *