Subscribe

Rreth 2 mijë punonjës policie të rolit bazë dhe ato me gradën kryeinspektor, kanë pësuar një ulje në pagë me 9 mijë lekë, prej 1 prillit të këtij viti. Urdhri i Ministrit të Brendshëm i vënë në zbatim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, është kundërshtuar nga kryetari i shoqatës së punonjësve të policisë, Sadedin Fishta. Në një intervistë për Vizion Plus, ai e konsideron vendimin të padrejtë, duke renditur në të njëjtën kohë edhe arsyet. Kreu i shoqatës ka rezerva edhe per mospagimin e orëve shtesë të punonjësve, por më e rënda sipas Fishtës është blerja e uniformës nga vetë punonjësit e policisë. Për të gjitha këto shqetësime, sindikata e policisë i është drejtuar edhe Gjykatës Administrative, duke hedhur në gjyq Ministrinë e Brendshme për shkelje të kodit të punës. Ndërkohe, te kontaktuar nga Vizion Plus, policia thotë se me ndryshimin e ligjit per policinë e shtetit, nuk ka me grade kryeinspektor. Por edhe me këtë ndryshim, te gjithë punonjësit qe preken, do te marrin për tre vitet e ardhshme, rrogën e njëjte me gradën e mëparshme, atë te kryeinspektorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *