Ministria e Shëndetësisë kapublikuar shifrat e rasteve të reja të të infektuarve dhe viktimave nga Covid.

Në 24 orët e fundit vihet re një rënie e numrit të viktimave, ndërsa janë regjistruar 467 raste të reja. Tre qytetarë humbën jetën sot  por, numri i fataliteteve është ulur krahasuar me ditën e shtunë ku u regjistruan 5 humbje jete.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2,592 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 467 qytetarë, në këto bashki: 168 në Tiranë, 36 në Selenicë, 20 në Krujë, 18 në Lushnje, 17 në Durrës, 15 në Vlorë, 14 në Kamëz, 13 në Elbasan, Gramsh, 12 në Berat, 11 në Fier, 10 në Korçë, 9 në Kurbin, Himarë, 8 në Shkodër, Kukës, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, Kuçovë, 6 në Mat, Sarandë, 5 në Vorë, Mallakastër, 4 në Dibër, 3 në Tropojë, Shijak, Bulqizë, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Has, Përmet, Tepelenë, Dimal, Cërrik, Peqin.

Janë 8,951 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Dy qytetarë nga Durrësi 58 dhe 74, një qytetar nga Tirana 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 691 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,130 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 467
Të shëruar në 24 orë 691
Të shtruar në spitale 182
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,592

Testime totale 1,213,726

Raste pozitive 171,794
Raste të shëruara 160,130
Raste Aktive 8,951
Humbje jete 2,713

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,876
Durrës 941
Fier 787
Shkodër 765
Vlorë 556
Elbasan 475
Berat 373
Lezhë 353
Korçë 235
Gjirokastër 223
Kukës 195
Dibër 172

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *