E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ulet numri i të infektuarve në Kinë/ 60.000 pacientë të shëruar

Koronavirusi vijon të përhapet në shkallë globale, duke shkaktuar një mbyllje totale në të gjithë Italinë dhe masa emergjente në të gjithë botën.

 

Reklamë

Virusi, i njohur si Covid-19, ka infektuar afërsisht 113,000 njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar më shumë se 4,000 vdekje. Pjesa më e madhe e këtyre rasteve ndodhen në Kinën kontinentale, ku fillimisht u shfaq shpërthimi. Por shkalla e infeksionit është ngadalësuar në vend, dhe situata po stabilizohet, edhe pse virusi po “shkatërron” diku tjetër.

 

Në Kinë, nga 80.754 pacientë të vendit, gati 60,000 janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet. Vende të tjera aziatike si Koreja e Jugut gjithashtu kanë filluar të shohin një ngadalësim të përhapjes së virusit.

 

Koreja e Jugut, e cila ka realizuar më shumë se 190,000 teste si pjesë e një programi falas për kontrollin mbarëkombëtar, regjistroi numrin më të ulët të rasteve të konfirmuara ditore të virusit në javë të martën – një shenjë që vendi mund të ketë kaluar kulmin e shpërthimit.

 

Por ndryshe paraqitet situata në vendet e tjera. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po marrin masa urgjente, ndërsa shpërthimi ka nisur edhe në Evropë, pas përhapjes së gjerë të Covid-19 në Itali. Në SHBA janë 717 raste të konfirmuara dhe 26 vdekje. Koronavirusi është përhapur në 36 shtete dhe në Ëashington DC.

Vazhdo të lexosh

Reklamë