E mërkurë, 30 Shtator 2026 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Ulet numri i rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri

Numri i pacientëve të rinj me Covid-19 të zbuluar gjatë 24 orëve të fundit ka pësuar ulje në Shqiperi në raport me buletinin e ditës së premte.

Këtë të shtunë kemi 67 raste të rej nga 376 teste ne total, teksa gati gjysma e tyre janë evidentuar në Tiranë. Te premten kishim pasur shifren me te larte te pacienteve te rinj, 90.

Reklamë

Shpërndarja gjeografike e rasteve kete te shtune është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.

Aktualisht po trajtohen 88 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (4 Korrik 2020)


Testime totale 28409


Raste pozitive 2819


Raste të shëruara 1637


Raste Aktive 1108


Humbje jete 74

(Qarku Tiranë 41, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 428
Durrës 199
Shkodër 164
Vlorë 115
Fier 46
Lezhë 59
Korçë 35
Kukës 20
Elbasan 16
Gjirokastër 10
Berat 8
Dibër 8

Vazhdo të lexosh

Reklamë