Subscribe

Pas tre ditësh me shifra ndjeshëm të larta të rasteve të reja me Covid -19, kjo e mërkurë ka shënuar një trend ndjeshëm ulës.

Në 24 orët e fundit janë zbuluar 50 raste të reja në mbarë vendin, shumica kontakte të pacienteve me koronavirus.

Shumica e rasteve të reja edhe sot janë evidentuar në Tiranë.

Durrësi me katër raste të reja gjithashtu vijon të jetë në listën e qyteteve me vatër të konsiderueshme Covid-19.

Edhe Korca në 24 orët e fundit ka pasur 5 raste të reja ndërsa në listë edhe këtë të mërkurë me paciente të rinj janë edhe Shkodra me 11 paciente te rinj si dhe Kruja me 3 raste.

Të martën patëm 82 raste të reja, shifër që përbënte edhe rekord nga dita e parë e epidemisë, të hënën ishin 69 raste ndërsa të dielën 57 raste.

Institucionet bëjnë apel vazhdimisht që të respektohen sidomos nga institucionet dhe bizneset, aty ku është evidentuar së fundmi edhe një përhapje e madhe e virusit.

E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *